Tuesday, November 20, 2018
Home > Uncategorized > A keni rrahje të shpeshta zemre, lodhje kronike, marramendje, kapsllëk etj?! Ja pse jua dërgon trupi këto shenja

A keni rrahje të shpeshta zemre, lodhje kronike, marramendje, kapsllëk etj?! Ja pse jua dërgon trupi këto shenja

Rrahje të ngadalta të zemrës: kjo simptomë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të tjerë, por mungesa e kaliumit në trup është një ndër më kryesoret. Në këto raste është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e rrahjeve të zemrës me një dietë të pasur me kalium.
Lodhje kronike: është gjithashtu një nga simptomat e zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit në trup. Kjo lloj lodhje, nga mungesa e kaliumit ndryshin nga të tjerat sepse ndihet në të gjitha pjesët e trupit.
Ligështi apo marramendje: kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.
Presion i lartë i gjakut: siç u përmend dhe më sipër, kaliumi luan një rol kyç në funksionin e duhur të sistemit kardiovaskular. Në fakt, ky mineral i mban enët e gjakut të lirshme. Kur nivevet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.
Dobësi muskulare: funksioni i duhur i sistemit muskular në një masë të madhe varet nga kaliumi sepse ky mineral siguron tkurrje të muskujve të lëmuar. Nga ana tjetër, nivelet e kaliumit shkaktojnë spazma dhe dhimbje.
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash: janë një tjetër shenjë që çon trupi në rastet e mungesës së kaliumit në trup, sidomos në zonën e krahëve dhe këmbëve.
Kapsllëk: mungesa e kaliumit çon në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe kjo gjë vlen edhe për sistemin tretës. Kjo gjë çon në kasllëk, gazra, fryrje të barkut etj.

%d bloggers like this: