Tuesday, November 20, 2018
Home > Kuriozitete > KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

KATËR GJËRA ZGJIDHEN ME KATËR TË TJERA

– E para: Nëse je sprovuar me dashurinë ndaj epsheve.

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me namazin.

Argumenti: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. (Merjem: 59)

– E dyta: Nëse ndien se nuk ke sukses dhe ndihesh i palumtur.

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me nënën tënde.

Argumenti: dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. (Merjem: 32)

– E treta: Nëse ndien ngushtim në gjoks dhe ke stres.

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me Kuranin.

Argumenti: Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të Mjeruar. (Ta Ha: 124)

– E katërta: Nëse e ndien se nuk je i përqendruar në të vërtetën.

Zgjidhja: Rishikoji marrëdhëniet e tua me këshillat.

Argument: E sikur të vepronin ata siç këshilloheshin, kjo për ata do të ishte më mirë dhe do të ishin më të fortë në besim. (En-Nisa: 66)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: