Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > Ja si shërohet vesvesja

Ja si shërohet vesvesja

Edhe Vesvesja – është një çrregullim që godet shumë njerëz, duke i futur shumë dyshime të pabazuara në jetën e tyre, si: në besim, adhurim, raportet ndërnjerëzore, farefisnore etj. Në të shumtën e rasteve shkaktar është pëshpëritja e shejtanit, duke u munduar që t’ia prishë njeriut raportin e tij me Krijuesin, si dhe me krijesat.

Shërimi i saj bëhet me leximin e Kuranit dhe përmendjen e Allahut. Kujdes – e tërë kjo që u përmend më lart nuk do të thotë që rrugët dhe mënyrat e shërimit të mos kërkohen në institucionet mjekësore dhe shëruese, si për sëmundjet organike (p.sh., ndërhyrjet kirurgjike), ashtu edhe për ato shpirtërore, por duhet të dihet se bazë e shërimit te çdo sëmundje është Kurani Fisnik, bindja tek Allahu dhe duatë e caktuara.

Edhe marrja e ilaçeve është prej shkaqeve të shërimit, ashtu siç e ka porositur i Dërguari i Allahut atë njeriun, i cili u ankua nga dhembja e barkut që të përdorë mjaltë. (Buhariu). Gjithashtu Ai thotë: “Ju porosis për habetu seudan (kokrra e zezë), se me të vërtetë në të ka shërim për çdo sëmundje përveç vdekjes.” (Buhariu nr. 5687).

%d bloggers like this: