Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > Ja çka duhet të bësh kur thëret ezani?

Ja çka duhet të bësh kur thëret ezani?

VEPRIMET GJATË DËGJIMIT TË EZANIT (THIRRJES PËR NAMAZ)” ✦

Ka pesë sunete të rekomanduara nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur e dëgjojmë ezanin, siç përmenden nga Ibën Kajjimi, në librin Zadul-Me’ad:

1 ● Dëgjuesi duhet t’i përsërisë pas muezinit (ai që thërret për namaz) të gjitha fjalët, përveç kur muezini thotë:

“حي على الصلاة وحي على الفلاح” ~ Hajja ‘ales-salah (ejani në namaz) dhe Hajja ‘alel-felah (ejani në shpëtim).

Pas këtyre fjalëve duhet të thuhet:

“لا حول ولا قوة إلا بالله” ~ La havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― S’ka fuqi (energji, lëvizje) e as pushtet, përveçse me Allahun. [Buhariu, 613; Muslimi, 385. Teksti është sipas Muslimit]

Përfitimi për këtë sunet: Do të shpërbleheni me Xhenet, siç përmendet në Sahihun e Muslimit.

2 ● Dëgjuesi duhet të thotë:

“وأنا أشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له وأن محمدا عبده ورسوله, رضيت بالله ربا وبمحمد رسولا وبالإسلام دينا”

Ve ene esh’hedu en la ilahe il-lAllah, vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluh. Radijtu bil-lahi rabben, ve bi Muhammedin resulen, ue bil Islami dinen ― (Dhe unë gjithashtu dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahun, i Vetëm dhe i pa shoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Jam i kënaqur me Allahun Zot timin, me Muhamedin të dërguar timin dhe me Islamin fe timen).

Duhet thënë në arabisht pasi muezini të thotë shehadetin. [Muslimi, 386]

Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të t’i falë gjynahet, siç përcaktohet në po këtë sunet.

3 ● Pasi muezini ta përfundojë ezanin, dëgjuesi duhet t’i lutet Allahut për të dërguar salavate dhe selame mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe lutja më e mirë që mund të bëhet në këtë rast është “Es-Salavatul-Ibrahimije” – siç do të përmendet më poshtë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kur të dëgjoni thirrjen e muezinit për namaz, përsëritni fjalët e tij, pastaj dërgoni salavate dhe selame mbi mua, sepse ai që dërgon salavate mbi mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate mbi të dhjetë herë.” [Muslimi, 384]

Përfitimi për këtë sunet: Allahu do të dërgojë dhjetë herë salavate mbi atë person, dmth Allahu do ta lavdërojë atë person në qiell.

Teksti i “Es-Salavatul-Ibrahimije” është:

Allahumme sal-li ‘ala Muhammedin ve ‘ala ali Muhammed, kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid. Allahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed, kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid ― (O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhammedit, siç ke dërguar salavate mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm. O Allah, bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, Ti je i Lavdëruar, i Gjithëmadhërishëm). [Buhariu, 3370]

4 ● Pasi të kërkohet nga Allahu që ta bekojë Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duhet të thuhet:

“اللهم رب هذه الدعوة التامة, والصلاة القائمة, آت محمدا الوسيلة والفضيلة, وابعثه مقاما محمودا الذي وعدته, [إنك لا تخلف الميعاد]”

Allahumme Rabbe hadhihid-da’vetit-tammeti ves-salatil-ka’imeh, ati Muhammedenil-vesilete vel-fadilete, veb‘ath’hu mekamem-mahmudenil-ledhi ve‘at-teh (inneke la tuhliful mi‘ad) ― (O Allah, Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, dhuroi Muhamedit Vesiletin dhe Fadiletin që ia ke premtuar [Vërtet Ti nuk e then premtimin]). [Buhariu, 614]

Përfitimi për këtë sunet: Ai i cili bën këtë lutje, do ta meritojë ndërmjetësimin e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem.

5 ● Së fundi, mund t’i kërkoni Allahut të Plotëfuqishëm çfarëdo që dëshironi për veten tuaj, të kërkoni nga mirësitë e Tij, sepse Allahu i përgjigjët lutjes që bëhet në këtë kohë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

“Përsëritni fjalët e muezinit dhe, kur të mbaroni, kërkoni nga Allahu çfarëdo që dëshironi, Allahu do t’ju përgjigjet.” [Ebu Davudi, 524. Hafidh Ibën Haxheri e ka vlerësuar këtë hadith si të mirë (hasen), ndërsa Ibën Hibbani i ka dhënë shkallën e të vërtetit (sahih)]

%d bloggers like this: