Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA

HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPIA

HYRJA DHE DALJA NGA SHTËPI Muslimani del nga shtëpia dhe kthehet në të shumë herë në ditë: për namaz në xhami, për në punë apo për çfarëdo qoftë, dhe, sa herë që ai i zbaton këto sunete, ai fiton shpërblim të madh te Allahu, pasiqë i zbaton mësimet e Pejgamberit të tij.Imam Neveviu ka thënë: “Është e preferuar të thuhet “Bismil-lah” (në emër të Allahut) dhe të përmendet Allahu shpesh.”1 ● Rreth përmendjes së Allahut, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:“Kur njeriu e përmend Allahun gjatë hyrjes në shtëpi dhe kur ushqehet, shejtani u thotë (shokëve të tij): Për ju s’ka vend për fjetje e as për ushqim këtë natë.” [Muslimi, 2018]2 ● Duaja gjatë hyrjes Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Thuaj:“بسم الله ولجنا, و بسم الله خرجنا, وعلى ربنا توكلنا”Bismil-lahi velexhna ve bismil-lahi harexhna ve ‘ala Rabbina tevekkelna ― (Me emrin e Allahut hymë dhe me emrin e Allahut dalim dhe te Zoti ynë mbështetemi) Pastaj le ta përshëndesë familjen e vet.” [Ebu Davudi, 5096]Kjo është mënyra se si njeriu mbështetet në Allahun gjatë hyrjes dhe daljes nga shtëpia, dhe kjo e mban atë gjithmonë të lidhur me Allahun.3 ● Përdorimi i misvakut Imam Muslimi shënon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e përdorte misvakun ndërsa e bënte hapin e parë në shtëpi. [Muslimi, 253]4 ● PërshendetjaAllahu thotë: “Kur të hyni në shtëpi, të përshëndetni njëri-tjetrin me përshëndetje të mirë e të bukur nga Allahu.” (En-Nur: 61)5 ● Dalja nga shtëpiaDuhet të thuhet kjo dua:“بسم الله توكلت على الله ولا حول ولا قوة إلا بالله”Bismil-lah, tevekkeltu ‘alAllah, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah ― (Me emrin e Allahut, u mbështeta në Allahun, s’ka lëvizje as fuqi përveçse me dëshirën e Allahut), kështu ai mbrohet, sigurohet dhe ruhet, e shejtani largohet prej tij. [Ebu Davudi, 5095; Tirmidhiu, 3426]Të supozojmë se një musliman i cili shkon në xhami për t’i falur pesë namazet i praktikon këto sunete; gjithsejt do të bënin 20 sunete në ditë.Përfitimet nga zbatimi i këtyre suneteve:1 – Muslimani mbrohet nga çfarëdo e keqe me të cilën ballafaqohet2 – Muslimani sigurohet nga çfarëdo e keqe që mund ta dëmtojë atë3 – Muslimani udhëzohet dhe ruhet në çdo gjë, qoftë në fenë apo dunjanë e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: