Wednesday, November 14, 2018
Home > Lajme > Hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarre, gjen vdekjen tragjikisht 16-vjeçari

Hipi në tarracë për të hedhur fishekzjarre, gjen vdekjen tragjikisht 16-vjeçari

Ky Vit i Ri ka nisur me një tragjedi të rëndë për një familje nga Kurbini. Një 16-vjeçar kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarrë, por është gjetur i vdekur nga familjarët e tij pas mesnate.

Ai kishte plagë të mëdha në kokë, por shkaku i vdekjes nuk është mësuar ende. Pritet ekspertiza mjekoligjore, për të saktësuar shkaqet. Policia e qytetit të Laçit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

%d bloggers like this: