Wednesday, November 14, 2018
Home > Këshilla Islame > A HIDHROHËT ALLAHU NGA MËKATET QË BËNË TI?

A HIDHROHËT ALLAHU NGA MËKATET QË BËNË TI?

POROSIA E PESTE: “…dhe ruaju nga mëkati, sepse mbi mëkatin lëshohet hidhërimi i
Allahut…”

Ruaju e mos bjer në mëkat, mos e bë atë, ngase rreziku nga mëkati është i madh;
d.m.th. këmbëngulësia e kryeneçësia në të dhe moslargimi prej tij. Megjithatë, njerëzit
nuk janë të mbroj-ttur dhe të ruajtur nga mëkati, ndërsa i Dërguari (Sal-laAllahu alejhi ue
sel-lem) ka thënë: “Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, e më të mirët prej
gabimtarëve janë ata që pendohen.”

Gjithashtu ka thënë:
“Vërtetë Allahu i ka bërë të detyrueshme disa obligime, prandaj mos i humbni ato, i ka
caktuar disa kufij, e mos i shkelni ato: i ka ndaluar disa gjëra, e mos i praktikoni ato dhe
ka heshtur për disa të tjera si mëshirë ndaj jush e jo nga harresa, pra mos i hulumtoni
ato.” (Hadithi është hasen.

Pra, mbi mëkatin ndaj Allahut bie hidhërimi i Allahut, dënimi dhe mallkimi i Tij. Thotë
Allahu i Lartësuar:

“Ata që e mohuan të vërtetën nga beni Israilët u mallkuan me gjuhën e Davudit dhe të
Isaut, birit të Merjemes, kështu, sepse ata kundërshtuan, ishin mëkatarë dhe e tepruan,
nuk e ndalonin një-ri-tjetrin nga e keqja që e punonin. Sa e keqe ësh-itë ajo që ata e
vepronin.” (El-Maide 5, 78-79)

E pasi mëkati dhe e keqja u përhapën në mesin e ty-ire, u zhduk urdhërimi në të mirën
dhe ndalimi nga e keqja, ata i kaploi dënimi i ashpër, hidhërimi dhe mallkimi i Allahut.
Allahu i Lartësuar e ka mbivlerësuar këtë umet me Fja-ilën e Tij:
“Ju jeni populli më i mirë që është nxjerrë për të mirën e njerëzve, urdhroni për punë të
mira dhe ndaloni nga e keqja dhe besoni në Allahun.” (Ali Imran 3, 110)

I Lartësuari thotë:
“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur (nga
mëkati), Ne do t’ua hap-inim atyre bereqetet nga qielli dhe toka, mirë-ipo ata
përgënjeshtruan, andaj i dënuam ata për atë që e punuan.” (El-A’raf 7, 96)

Pra, imani dhe devotshmëna janë shkak i hapjes së dyer-ive të begative nga qielli dhe
toka, ndërsa mëkati dhe arro-iganca hapin dyert e çdo të keqeje dhe trazire, fakt që
stimulon kujdes të madh nga mëkatet në këtë umet dhe na nxit që të mos hutohemi nga
ato begati që i kemi në duart tona, por të jemi falënderues për to dhe të mos
mashtrohemi pse Allahu ua ka hapur pabesimtarëve dyert e çdo gjëje, ngase ata kanë
vetëm këtë botë, kurse në ahiret i pret dënim i ashpër.5

E nuk ka gjë të cilën Allahu i Lartë e ka bërë haram e të mos jetë shkatërrim për
shoqërinë dhe umetin dhe që në ndalesën e saj të mos ketë urtësi të shumta.
Allahu e ka ndaluar zinanë (marrëdhëniet e paligjshme seksuale, kurvërinë) për t’i ruajtur
prejardhjet dhe për ta pas-itruar shoqërinë nga amoraliteti, e ka ndaluar akuzimin e
grave të ndershme me

amoralitet për t’a ruajtur nderin, e ka ndaluar të bërjen me sy dhe
ofendimin, ironinë dhe talljen, për ta nderuar burrërinë e njeriut, e kështu që shoqëria të
mbesë e pastër, e gjithashtu e ka ndaluar ngrënien e pasu-irve të njerëzve pa të drejtë,
kamatën, kumarin etj.

Allahu i Lartësuar e ka hapur derën e pendimit tërë-isisht, ka bërë që avdesi t’i lajë
mëkatet, që namazet t’i shlyejnë ato mëkate që bëhen në mes tyre, e po ashtu umren
deri në umre, xhumanë deri në xhuma, i ka bërë shlyrëse të mëkateve që bëhen në mes
tyre, ashtu siç është transmetuar nga i Dërguari i Allahut (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem).

Allahu i Madhërishëm thotë:
“Nëse largoheni nga ato mëkate të mëdha prej të cilave jeni të ndaluar, Ne do t’ua falim
juve të tje-irat mëkate dhe do t’ju fusim në një vend të ndershëm.” (Nisa 4, 31)
Dhe ka bërë kryerjen e veprave të mira shlyrëse të veprave të këqija. Mëkati është
trazirë në tokë, ndër-isa ilaçi i tij është shpejtimi për të bërë

teube dhe kërkimi i vazhdueshëm i faljes. Allahu i Lartësuar thotë:
“Unë u thashë atyre: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtete fal shume, Ai ju lëshon nga
qielli shi me bollek, ua shumon pasurinë dhe fëmijet, ju fur-ini-izon me kopshte dhe me
lumenj.” (Nuh 71, 10-12)

Ai, i Lartesuari, po ashtu thotë:
“E t’i kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni tek Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të
mira deri ne një afat të caktuar dhe çdo punëmiri i jep mi-irësinë e merituar.” (Hud 11, 3)

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti

%d bloggers like this: