Tuesday, June 19, 2018
Home > Këshilla Islame > Forma e tokës e përshkruar në Kur’an habit shkencëtarët sepse…

Forma e tokës e përshkruar në Kur’an habit shkencëtarët sepse…

Për shekuj me radhë njerzit mendonin se forma e tokës ishte e sheshtë. Këto mendime ishin të verbra saqë nuk kishte pikë dyshimi rreth formës së tokës. Përpara 1438 vjetëve në Kur’anin famëlartë është shpjeguar shumë qartë forma e Tokës. Thotë Krijuesi i Gjithësisë: “ Ai krijoi qiejt e Tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.” ( Ez- Zumer 5)

Fjalët e përdoruara në Kur’an për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila ësht përkthyer “mbështjellë” në ajetin e mësipërm, është fjala “jukauuir”. Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës. Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse Toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kur’an, që në shek e VII. Madje, vlen të theksohet se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj folje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim. Në kohën kur u shpall Kur’ani famëlartë, njohuritë e astronomise e perceptonin botën krejt ndryshe duke menduar se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin bazuar mbi këtë besim. Në kur’anin famëlartë gjenden fjalët përshkruese më të sakta, kur flitet për përshkrimin e Universit. Shkencëtarët vetëm dekadat e fundit arritën të nxirnin në përfundim se Toka ka formë të rrumbullakët, ndersa kjo gjë është shpjeguar 1438 vite përapara. Ky argument i pakontestueshëm dëshmon dhe pohon se Kur’ani famëlartë është fjala e Zotit të Gjithësisë.

%d bloggers like this: