Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > FATI I NJERIUT..

FATI I NJERIUT..

FATI I NJERIUT..

Nje ateist ngre supet perpjete kur dikush e pyet se cili e ka shkruar kete fat?

Ndersa nje besimtar pergjigjet qete: Krijuesi e ka shkruar..

Ateisti eshte ne mjegull, e nuk u jep dot shpjegim fenomeneve te ndryshme ne jeten e njeriut.

Nuk di ta shpjegoje perse, nje i pasur semuret rende, kur ka gjithe ate pasuri.

Nuk di ta shpjegoje pse nje i varfer eshte i lumtur, edhe pse i mungon pasuria.

Nuk mund ta shpjegoje pse Biznesi i tij po falimenton, edhe pse ai ka marre te gjitha masat dhe mjetet e nevojshme qe te vazhdoje..

Nese e pyet: PSE ?

Te thote: FATI…

Por ku shkruhet ky fat? Kush e shkruan kete fat..?

Ul koken i pezmatuar.. E pergjigje nuk di te jape.

Fati eshte atje lart ne YJE, mundohen te ngushellojne veten..

Dakord por ku? Nuk e di me thote diku atje..

More, por atje lart eshte edhe Zoti.. Pse e ke kaq te veshtire te besosh se Zoti ekziston?

Joo, Zot nuk ka.

– Zot nuk ka, por fat atje lart ka ? E ti nuk e di as kush e shkruan dhe as kush ndikon ne fatin tend?

MIKU IM, NGJITU MORE VEC NJE SHKALLE ME LART..

Hiqe ate perde nga syte e zemres..

Ka fat atje lart, sepse ka Zot, qe e ka shkruar. Ka Zot qe po ti lutesh ta jep fatin e mire. Ka Zot qe kujdeset per cdo Atom ne kete gjithesi.. Nuk eshte universi aq rremuje sa e mendon ti..

Eduard Thartori

%d bloggers like this: