Monday, October 22, 2018
Home > Uncategorized > Edukata e nuses ndaj vjehrrës së saj

Edukata e nuses ndaj vjehrrës së saj

I thotë vjehrra nuses së djalit, pasi që kishin kaluar muajin e mjaltit: “Ke arritur që biri im të jetë më i përkushtuar në namazin në xhami, ke korrur sukses për tridhjetë ditë, në atë që unë dështova për tridhjetë vite.” E sytë iu mbushën me lot! Nusja ia ktheu: “A e di oj nënë, rrëfimin për gurin dhe thesarin? Rrëfehet se kishte qenë një gurë i madh në rrugë ku kalonin njerëzit, e një njeri morri iniciativë vullnetare për ta thyer e larguar nga rruga. U mundua ky personi dhe e goditi atë gurë me tokmak 99 herë, e u lodh. Më pas, kaloi një njeri, kërkoi prej tij që t’i ndihmojë, dhe ky kalimtari morri tokmakun dhe goditi dhe e theu atë me një goditje. Surpriza ishte, se aty ndër gurë ishte një paketë i mbushur me ari. E kalimtari tha: “Kjo është e imja, unë e theva gurin” Të dy shkuan për tu ankuar tek gjykatësi. I pari tha: “Të më jap një pjesë të thesarit, unë e godita atë 99 herë e më pas u lodha” Tjetri tha: “Thesari është i imi, unë e theva gurin” Atëherë gjykatësi i dha të parit 99 pjesë prej thesarit, dhe atij që kishte thyer vetëm një pjesë. Dhe i tha: “O filan, po të mos ishin 99 goditjet, nuk do të ishte thyer guri me të njëqindtën” Dijetari Aid el Karni

%d bloggers like this: