Tuesday, November 20, 2018
Home > Lajme > Edhe kjo ndodh,Izraeli tërhiqet nga UNESCO, kërkon hise në xhaminë e shenjtë..

Edhe kjo ndodh,Izraeli tërhiqet nga UNESCO, kërkon hise në xhaminë e shenjtë..

Kryeministri Benjamin Netanjahu udhëzoi të premten të dërguarin e posaçëm të Izraelit në Organizatën Edukative, Shkencore dhe Kulturore të OKB (UNESCO) për të njoftuar zyrtarisht tërheqjen e saj nga organizata.

Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Netanyahu kërkoi nga Carmel Shama-Hacohen të dorëzojë një letër zyrtare të tërheqjes deri në fund të vitit.

Masa e Izraelit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara më 12 tetor njoftuan UNESCO’n se do të dilte nga grupi, duke cituar “paragjykimet anti-izraelite” dhe arsyet financiare.

Në vitin 2016, UNESCO zyrtarisht miratoi një rezolutë që mohonte një lidhje hebraike në kompleksin Xhamia Al-Aqsa të Jerusalemit (Haram al-Sharif).

UNESCO u formua pas Luftës së Dytë Botërore, që synon përmirësimin e rrjedhës së informacionit nëpër kultura dhe është i njohur në të gjithë globin për programin e Trashëgimisë Botërore.

%d bloggers like this: