Saturday, January 18, 2020
Home > Këshilla Islame > EDHE KËTO JANË NGA BUKURIA

EDHE KËTO JANË NGA BUKURIA

EDHE KËTO JANË NGA BUKURIA

Bukuri:

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, monedhat e arit i fshinte me leckë të parfumosur me misk para se ti jepte lëmoshë për të varfrit.

Bukuri:

Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, si lëmoshë e jepte sheqerin, ngase e donte atë tepër dhe donte ta fitojë dhuntinë e Allahut, ashtu siç e përmend Allahu: Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Ali Imran: 92)

Bukuri:

Një njeri i cili e ka zakon që kur bie në sexhde, të lutet për atë që e ka në të djathtën e tij dhe në të majtën e tij në namaz. Ajo më mahnitëse është se ai nuk i njeh ata.

Bukuri:

Mësuesja e fëmijëve parashkollorë, për çdo mëngjes ua rregullon disave prej nxënësve flokët dhe rrobat, ngase nga ata, disa janë jetimë apo pa nëna.

Bukuri:

Kur nëna i tubon fëmijët dhe u rrëfen atyre ngjarje nga jeta e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe u jep dhurata, kurse ata e presin me çdo mall takimin me të.

Bukuri:

Një njeri kur e jep një lëmoshë dhe thotë: “O Zot, kjo lëmoshë është për të gjithë të vdekurit nga myslimanët, që për ta nuk ka kush të japë lëmoshë.

Kaliteni veten që ditët tuaja të jenë përplot respekt, njerëzi, bamirësi dhe jetë.

Mos harro se gjurma e bukur mbetet edhe nëse mungon pronari i saj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: