Monday, October 22, 2018
Home > Këshilla Islame > E PËRZURI ROMIN E VOGËL NGA DYQANI, KURSE PAS 15 MINUTAVE

E PËRZURI ROMIN E VOGËL NGA DYQANI, KURSE PAS 15 MINUTAVE

Një grua e përzuri romin e vogël nga dyqani i cili për çdo ditë kthehej aty dhe kërkonte lëmoshë, kurse pas 15 minutash ai u kthye dhe i solli …

E përzuri romin e vogël nga dyqani, kurse pas 15 minutave …

Unë e kam një dyqan për biçikleta dhe çdo ditë aty më vjen një rom i vogël, i cili më kërkon t’i jap para për të ngrënë diçka për mëngjes.

Edhepse gjithmonë i jepja disa para të imta, atë ditë isha shumë e ngarkuar me problemet e mia dhe e nervozuar, andaj me një ton pak të ngritur i thashë: – nuk kam para, as vet nuk kam ngrënë asgjë, dil nga dyqani im!

Ai më dëgjoi dhe pa asnjë fjalë u largua nga dyqani.

Për habinë time, ai u kthye pas rreth 15 minutash. Në dorë po e mbante një kifle në letër, e cila ishte e ndarë në dy pjesë, dhe mu lut që ta ndajmë…

Kur e pashë atë, diçka më mbërtheu në fyt, nuk po mund ta besoja. Vetëm i thashë: “Zgjidhe një biçikletë se po dua të ta dhuroj!”

Kurrë nuk kam ngrënë gjysmë kifle më të shijshme se atëherë…

%d bloggers like this: