Wednesday, November 14, 2018
Home > Lajme > Donald Trump: “Kemi vendosur njeriun tonë në krye të Arabisë Saudite”

Donald Trump: “Kemi vendosur njeriun tonë në krye të Arabisë Saudite”

Libri i ri, më i fundit i bazuar në intervista të kryera brenda Shtëpisë së Bardhë zbulon se Presidenti Donald Trump qëndron pas ngritjes së Mohammed bin Salmanit në pozitën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite.

Kjo tregohet në librin me titull “Zjarr dhe Furi”, i cili doli në shitje të premten. Autori Michael Wolff tha të premten se libri i tij bazohet në më shumë se 200 intervista të Trumpit dhe ndihmësve të tij të ngushtë.

“Ne kemi vënë njeriun tonë në krye,” u tha Trump miqve të tij, citon libri, pasi mbreti Salman i hoqi të drejtën për tu zgjedhur Princ i kurorës, nipit të tij Mohammed bin Nayefit dhe në vend të tij vendosi të birin, 31 vjeçarin Mohammed bin Salman.

Bin Salman është mik i ngushtë i ndihmësit dhe dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit. Ngritja e tij e papritur vitin e kaluar në postin e princit të kurorës tronditi traditën dhe rregullin e mbreterisë.

Vetëm një muaj para rrëmujës politike të Arabisë Saudite, Trump kishte vizituar mbretërinë dhe ishte takuar me liderë nga e gjithë Lindja e Mesme. Ai nënshkroi një marrëveshje armatimi prej 110 miliardë dollarësh me liderët sauditë. Sipas New York Times, Kushner ndërhyri personalisht për marrëveshjen e armëve me Arabinë Saudite përpara vizitës së Trumpit.

Wolff në librin e tij e pershkroi udhëtimin e Trumpit si një dalje dhe arratisje nga Uashingtoni, ku ai kohët e fundit kishte larguar nga posti drejtorin e FBI-së, James Comeyin. “Nuk kishte kohë më të mirë për të bërë lajm larg Uashingtonit. Një udhëtim mund të transformojë gjithçka “.

Kur bin Salman u emërua princ i kurorës, Trump i telefonoi dhe e uroi për ngritjen e tij. Më vonë në nëntor, kur bin Salman burgosi qindra rivalë politikë dhe princë saudite në hotelin Ritz-Carlton të Rijadit, Trump shkroi ne Twitter: “Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, ata e dinë mirë se çfarë po bëjnë.”

“Disa prej atyre që po trajtohen ashpër, e kanë mjelë mirë vendin e tyre për vite me radhë!”, shtoi ai.

Mohammed Cherkaoui, një profesor i Universitetit George Mason, i tha televizionit Al Jazeera se libri i Wolffit ishte i studiuar dhe i pregatitur më së miri”.

“Ai bazohet në shumë intervista bërë me persona brenda Shtëpisë së Bardhë, rreth Trumpit,” tha ai.

“Shpjegohet deri në një farë mënyre ajo se si Trump arriti të ndikojë në vendimin e mbretit Salman. Që nga periudha kur Muhammed bin Salman vizitoi SHBA-në në mars dhe deri tek samiti i Rijadit në maj, në të cilin Trump mori vetë pjesë, me sa duket ai po lobonte … për një njeri të fuqishëm “, shtoi Cherkaoui.

“Trumpi në realitet po mundohej për Mohammed bin Salman,” tha ai.

Trump mund të ketë arritur një marrëveshje me MBS-in.

Trump mund të ketë arritur një marrëveshje me MBS-in

Adam Garrie, një analist politik i pavarur në Londër tha për Press TV të premten mbrëma se “ngritja e Muhammad bin Salmanit (MBS-it) parapriu me zgjedhjen e Donald Trumpit”.

“Koha që MBS u ngrit në pozitën e Princit të Kurorës erdhi gjatë muajve të hershëm të Trumpit në pushtet, kështu që nuk është dicka e pakonceptueshme që SHBA të ketë dorë në ngritjen e tij si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë. MBS në fund të fundit ka burgosur shumë princë sauditë mbështetës të Hillary Clintonit,” shtoi ai.

“Por kjo ekspozon absurditetin e shtetit saudit. Për një vend që e quan veten arab dhe e quan veten musliman, njerzit ndahen mes princave të korruptuar që mbështesin Trumpin dhe princave të korruptuar që mbështesin kundërshtarët e tij”, tha ai.

“Për shkak të takimeve të shpeshta të MBS-it dhe anëtarëve të familjes Trump, sidomos me Jared Kushnerin e harkuar si zionist, duket vërtet e besueshme se MBS-it iu dha sundim i lirë nga mjeshtrat amerikanë të Arabisë Saudite”, tha ai.

“Mund të jetë arritur një marrëveshje në të cilën Uashingtoni i jep MBS-it sundimin në Saudi dhe në Jemen, në këmbim të zbatimit të një politike diplomatike gjithnjë e më pro sioniste, si dhe një politikë që nxit dhunë dhe armiqësi kundër Iranit dhe Revolucionit Islamik”, tha analisti./press/Gazeta Impakt

%d bloggers like this: