Wednesday, November 14, 2018
Home > Hadithe > Dërgimi i salavateve për Profetin alejhis-selam

Dërgimi i salavateve për Profetin alejhis-selam

 

Dërgimi i salavateve për Profetin alejhis-selam

Shejh Uthman el-Khamis (Allahu e ruajttë!): Prej veçorive të kësaj dite (ditës së xhuma) është dhe shtimi i dërgimit të salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli është dita e xhuma. Prandaj në këtë ditë shtoni sa më shumë dërgimin e salavateve për mua.”

Duhet ta shtojmë sa më shumë dërgimin e salavateve për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem si ditën e xhuma ashtu dhe natën e saj –natën që vjen pas ditës së enjte-. Pra, kërkohet që njeriu ta shtojë dërgimin e salavateve për Profetin sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Këto janë disa prej veçorive të kësaj dite, ditës së xhuma. Lus Allahun e Lartmadhëruar që të na jap sukses në atë që do dhe është i kënaqur.

Përktheu: Unejs Sheme

%d bloggers like this: