Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > Çfarë vlere ka fjala La ilahe il­lAllah ?

Çfarë vlere ka fjala La ilahe il­lAllah ?

32.Çfarë vlere ka fjala La ilahe il­lAllah ?

Fjala La ilahe il­lAllah ka vlerë të madhe. Thotë i dërguari salAllahu alejhi ue selem :”Dhikri me i mirë është fjala La ilahe il­lAllah”.Transmeton Tirmidhiu. Shejh Albani (r.h) thotë se hadithi është hasen

Fjala e teuhidit është krahasuar me:

­Është krahasuar fjala e teuhidit me ujin që pastrohesh, sepse ajo të pastron nga gjynahet.

­Është krahasuar fjala e teuhidit me zjarrin sepse ajo i djegë dhe i shkrinë gjynahet.

­Është krahasuar fjala e teuhidit me diellin sepse dielli ndriçon universin, gjithashtu edhe kjo ndriçon besimin e paluhatshëm.

­Është krahasuar fjala e teuhidit me hënën sepse hëna largon errësiren e natës, ndërsa kjo fjalë ta ndriçon varrin.

­Është krahasuar fjala e teuhidit me yjet që orientojnë udhetarët, ndërsa kjo fjalë është argument për të humburit që nuk përfillen.

­Është krahasuar fjala e teuhidit me hurmën, e cila nuk rritet në tokë te keqe.

­Fjala e Teuhidit nuk strehohet në zemrat e hipokritit.

Ajo është fjalë, të cilen muslimanët e shfaqin kur këndojnë ezanin, ikametin, në ligjeratat dhe bisedat e tyre.Është fjalë për të cilen është krijuar qielli dhe toka.Për të janë krijuar të gjitha krijesat. Për të janë ndarë krijesat në besimtarë dhe jobesimtarë. Ajo është origjina e krijimit, e çështjeve, e shpërblimit dhe e dënimit. Është e vërteta për të cilen janë krijuar krijesat, për të dhe për obligimet ndaj saj pason pyetja dhe llogaria, shpërblimi dhe dënimi. Për shkak të saj janë ngritur shpatat e xhihadit.Ajo është e drejta e Allahut mbi të gjithë robërit. Për të pyeten të parët dhe të fundit. Nuk lëvizin këmbët e robit para Allahut derisa të pyetet për dy çështje:”Çka keni adhuruar dhe si u jeni përgjigjur të dërguarve”.

Përgjigjja ndaj pyetjes së parë bëhet duke vërtetuar fjalën La ilahe il­lAllah me dituri, miratim dhe punë. Kurse përgjigjja ndaj pyetjes së dytë bëhet duke vërtetuar dëshminë Muhamed­Rresul­Allah me dituri, bindje dhe

nënshtrim.

Kjo fjalë dallon kufrin prej Islamit.Është fjala e devotshmërisë dhe lidhja më e fortë.Është ajo që Ibrahimi e tha:”Dhe ai (Ibrahimi) e la të përjetshme atë fjalë (besimin në një Zot) ndër pasardhësit e vet, me shpresë që ata të kthehen prej rrugës së gabuar në rrugën e drejtë. (Zuhruf:28).Është ajo fjalë me të cilën Allahu dëshmoi për vetëvetën e Tij,

dëshmuan engjujt dhe të diturit nga krijesat e Tij.Allahu i Lartësuar thotë:”All­*llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.”(Ali imran:18)

Ajo është fjala e sinqeritetit dhe dëshmia e se vërtetës.Është thirrja për të vërtetën dhe lirimin nga shirku.Për shkak të saj u krijuan krijesat siç thotë Allahu i Lartësuar:”Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. (Dharijat :56) ​Për të janë dërguar pejgamberët dhe janë zbritur librat e shenjtë.Thotë Allahu i Lartësuar.”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni! ​“. (Enbija :25)”Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpallje atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke thënë) t’ua tërhiqni vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni frikën”. ​(Nahl :2)

Ibën Ujejne thotë:”Dhuntia më madhe me të cilen Allahu e ka begatuar robin e Tij është njohja me fjalën La ilahe il­lAllah. Vërtetë fjala La ilahe il­lAllah për banorët e xhennetit është sikurse uji i ftohtë për banorët e dynjasë. Kush e shqipton atë e ka mbrojtur pasurinë dhe gjakun e tij, kurse ai që nuk pranon ta shqiptojë, pasuria dhe gjaku i tij janë të kota”.

Në përmbledhjen e saktë është transmetuar se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka then:”Kush thotë La ilahe il­lAllah (nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut), dhe mohon atë që adhurohet përveç Allahut, i mbrohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij është tek Allahu”.

Transmeton Muslimi

Ajo është gjëja e parë që kërkohet prej jobesimtarëve kur ata ftohen në Islam, sepse pejgamberi kur e përcolli Muadhin për në Jemen , I tha :”Ti do të shkosh të krishterët dhe çifutët. Gjëja e parë që do t’i ftosh ata, të jetë dëshmia La ilahe il­lAllah”.

Hadithi është në dy përmbledhjet e sakta.

Nga kjo që u tha del pozita e saj në fe, në jetë, dhe se ajo është obligimi i parë për robin, ngase është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat.

Vlerat e saj janë madhështore.Kush e shqipton atë me sinqeritet, Allahu e futë në xhennet, ndërsa ai që dëshmon rrejshëm, mbrohet gjaku i tij dhe ruhet pasuria e tij, në dynja, kurse llogaria e tij është të Allahu.Është fjalë me tekst të shkurtër, me pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rënde në

peshore.

Transmeton ibn Hibani, gjithashtu edhe Hakimi dhe e vertetoi

Seid el­Hudriu, se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:”Musai

tha: ‘ O Zot, ma mëso një gjë që të perkujtoj dhe të lus (adhuroj)”. ‘ O Musai, thuaj La ilahe il­lAllah”.’ Të gjithë robërit e Tu e thonë atë!’­tha ai. ‘O Musai, sikur shtatë qiejt dhe çka ka në to perveç Meje, dhe shatë tokat të vihen në njërën anë të pëshorës,, kurse La ilahe il­lAllah në anën tjetër,

i mund ato La ilahe il­lAllah”. Hadithi tregon se fjala La ilahe il­lAllah është

dhikri më i mirë. Në hadithin e Abdullah ibn Omerit thuhet:” Duaja (lutja)

më e mirë është ajo në Arafat. Fjala më e mirë që kam thënë unë dhe pejgamberët para meje është La ilahe il­lAllahu uahdehu la sherike lehu,

lehul mulku ue lehu el­hamdu ue huve ala kuli shejin kadir”. Transmeton

Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Prej haditheve që argumentojnë se ajo pëshon rëndë në peshore, është gjithashtu edhe hadithi që e transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hasen. Gjithashtu e transmeton Nesaiu dhe Hakimi,dhe ky i fundit

thotë:”sahih (i saktë) sipas kushteve të Muslimit, prej Abdullah bin Amrit se

Pejgamberi ka thënë:”I bëhet thirrje një njeriu prej umetit tim në mesin e krijesave Ditën e Kijametit dhe i shfaqen nëntëdhjetë e nëntë regjistra,

secili sa sheh syri, pastaj i thuhet atij:’ A mohon diçka prej kësaj? “Jo. o Zot!” ­përgjigjët ai. I thuhet: ‘Për këtë që ke punuar, a ke ndonjë arsye, ose a ke ndonjë të mirë?”Jo!’ ­ thotë i tronditur. I thuhet : Si jo! Ti ke mirësi

tek Ne dhe sot nuk të bëhet padrejtësi. I nxirrët një kartë në të cilën është shënuar :Eshhedu en la ilahe il­lAllah ue eshhedu ene Muhamden abduhu

ue resuluhu. ‘O Zot, çfarë vlerë ka kjo kartë përballë këtyre rëgjistrave. I

thuhet “Vërtetë ty nuk të bëhet padrejtësi.’ Vendosen regjistrat në njerën

anë të peshorës kurse skeda në anën tjetër, dhe (ngrihen) vijnë lehtë regjistrat dhe peshon rëndë skeda”.

Vlerat e kësaj fjale madhështore janë të shumta, tërësinë e të cilave i ka

përmendur Ibën Rexhebi në librin e tij të quajtur “Fjala e Sinqeritetit”, duke e argumentuar secilën prej tyre.”Ajo është çmimi i xhenetit, dhe fjala e

fundit e kujt do që është ajo, ai hyn në xhenet, shpëton nga zjarri, sjell faljen, është më e mira e mirësive, i fshin mëkatet dhe gabimet, ripërtrinë në zemër atë që është mësuar prej imanit, rëndon pëshorën përballë

regjistrave të mëkateve. Shqiptuesit i saj është i çiltër tek Allahu.Është më e mira që kanë thënë pejgamberët dhe është dhikri më i mirë.Është më e mira e veprave dhe i shumëfishon ato. Barazohet me lirimin e skllevërve

dhe është mburojë nga shejtani.Është siguri për trishtimin e varrit dhe

frikën e tubimit (për të dhënë llogari).Ajo është parulla e besimtarëve kur

ngrihen nga varret. Ajo ia hap shqiptuesit të saj tetë dyert e xhenetit. Prej mirësive të saj gjithashtu është se të zotët e saj edhe në qoftë se hyjnë në zjarr për mosplotësimin e detyrimeve të saj, ata patjetër do të dalin nga aty”.

📚Libri: Akidetu Et­-Tiflul Muslim

✏Autori:Shejh Mahmud El­-Misri

📃Perktheu :Hoxhë Lulzim Kabashi

Librin mund të lexoni&shkarkoni në këtë link-https://ia801305.us.archive.org/7/items/PyetjeDhePergjigjeNeLemineEAkides/Pyetje%20dhe%20përgjigje%20në%20lëmine%20e%20Akidës.pdf

%d bloggers like this: