Tuesday, November 20, 2018
Home > Uncategorized > Çfarë i shkruhet fëmijes nga engjulli në mitren e nënës?

Çfarë i shkruhet fëmijes nga engjulli në mitren e nënës?

Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një pikë uji Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të! , përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ që është më i vërteti, vërtetësia e të cilit është dëshmuar, na thoshte: “Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) dyzet ditë si një pikë uji, pastaj,për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, më pas, shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë rriskun (furnizimin), jetëgjatësinë, punën dhe në do të jetë fatzi ose i lumtur. Betohem në Atë, përveç të Cilit askush nuk meriton të adhurohet, se prej jush ka të atillë që, bën vepra të xhenetlinjve, madje aq sa vetëm një kut e ndan prej Xhenetit, por, ja që vjen në shprehje ajo që i është shkruar, kështu që punon vepra të banorëve të Zjarrit, rrjedhimisht hyn në të, dhe anasjelltas, ka të atillë që bën vepra të xhehenemlinjve, saqë mes tij dhe Zjarrit s’ka më shumë se një kut, por, ja që vjen në shprehje caktimi që i është ndarë, ndaj bën punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të.”

E shënojnë Buhariu [numër 3208] dhe Muslimi [numër 2643].

%d bloggers like this: