Monday, December 17, 2018
Home > Këshilla Islame > Çfarë ju pëlqeu sahabëve më së shumti në dunja

Çfarë ju pëlqeu sahabëve më së shumti në dunja

Një ditë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tek qëndronte me shokët e tij, i ka pyetur duke filluar me Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur më të:

Çfarë të pëlqen prej dynjasë?

Ebu Bekrin r.a. tha: Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri: Të qëndruarit pranë teje, të shikuarit në ty dhe harxhimi i pasurisë sime për ty

Më pas e pyeti Umerin, Allahu qoftë i kënaqur me të: Po ty, o Umer?

Umeri r.a. tha: Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri: Urdhërimi në të mirë edhe nëse është fshehurazi, ndalimi nga e keqja edhe nëse është haptazi dhe thënia e drejtë edhe nëse është e hidhur.

Më pas e pyeti Uthmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të:
Po ty, o Uthman?

Uthmani r.a. u përgjigj: Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri: Ushqyerja e të varfërve, përhapja e paqes (selamit) dhe falja natën kur njerëzit janë në gjumë.

Më pas e pyeti Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të: Po ty, o Ali?

Aliu r.a. tha: Gjërat që më pëlqejnë më së shumti nga kjo botë janë tri: Nderimi i musafirit, agjërimi në verë dhe goditja e armikut me shpatë.

Më pas e pyeti Ebu Dherr El-Gifariun: Po ty, o Ebu Dherr, çfarë të pëlqen në këtë botë?

Ebu Dherri r.a. u përgjigj: Në këtë botë më pëlqejnë tri gjëra: uria, sëmundja dhe vdekja. Pejgamberi s.a.v.s e pyeti se pse o Ebu Dherr!?

Ai iu përgjigj: Më pëlqen uria që të më zbutet zemra, më pëlqen sëmundja që të më shlyhen gjynahet dhe e dua vdekjen që ta takoj Zotin tim.

Ndërkohë zbriti meleku Xhibril dhe pasi që ju dha selam tha: edhe mua më pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: transmetimi i mesazhit, kryerja e amanetit dhe dashuria ndaj të varfërve. Më pas u ngjit në qiell dhe zbriti përsëri dhe tha:

Allahu i Lartësuar ju dërgon selam dhe thotë: Atij i pëlqejnë nga dynjaja tri gjëra: gjuha e cila është e lagur me të përmendurit e Allahut, zemra e bindur ose e nënshtruar dhe trupi i cili sprovat i duron.

Subhanallahi ve bihamdihi subhanallahil adhim!

%d bloggers like this: