Friday, June 22, 2018
Home > Këshilla Islame > Bamirësia e djalit për nënën e vdekur

Bamirësia e djalit për nënën e vdekur

Le të bëjmë edhe ne të gjithë shembuj të këtillë të ngjashëm për prindërit tanë të vdekur. Kjo nuk ka të bëjë me leximin e Kur’anit:

Një grua dëshironte të shkonte për të mbajtur në një ligjëratë në një qendër islame, por nuk kishte askënd që ta transportonte. Ajo e thirri një taksi i cili e çoi deri në adresën e dëshiruar. Ajo në lidhje me këtë rast tregon:

“Kur desha të paguaj për shërbimin e transportit, ia ofrova 15 rialë, por shoferi, një djalë i ri i cili ishte rreth njëzet vjeç, refuzoi t’i marrë të hollat, duke më thënë: “Unë jam betuar se nga ata që i transportoj për në xhami, për në Qendrën islame apo në Spital nuk do të marr asnjë rial. Vetëm do të doja që ata të luteshin për nënën time e cila vdiq tre vjet më parë, andaj të lutem, lutu edhe ti për të. Emri i saj është Nura.”

Pasi u largova nga makina dhe hyra në sallën ku mbahej ligjërata, për këtë i informova të gjitha ato që ishin në ligjëratë dhe i luta që të luteshin për atë grua.

Ato, duke u solidarizuar dhe nga admirimi për atë djaloshin, mblodhën edhe donacione vullnetare mes vete për ta paguar gërmimin e një pusi të ujit në emrin e asaj gruaje.” Falënderimi i takon Allahut të Madhërishëm! Kjo bamirësi i erdhi asaj gruaje për shkak të djalit saj të ndershëm.

Kjo grua tregon se këtë ngjarje e kishte përmend sa herë që kishte mbajtur ligjëratë dhe gratë e pranishme kishin bërë lutje për nënën e atij djaloshi.

Ky është shembulli i një djaloshi të ndershëm për të cilat na kujtojnë fjalët e Pejgamberit savs: “ … ose një fëmijë i mirë i cili i lutet Allahut për të.”

Allahu ju dhashtë jetë fëmijëve tanë dhe i bëftë të dëgjueshëm ndaj nesh! Allahu i faltë prindërit tanë, prindërit tuaj dhe të gjithë muslimanët!

%d bloggers like this: