Saturday, November 17, 2018
Home > Islami dhe Shkenca > Arsyet Se Përse Uji Duhet Të Pihet Ulur Dhe Jo Në Këmbë! Zbulimi Shkencor Dhe Hadithi I Profetit Muhammed Alejhi Selam

Arsyet Se Përse Uji Duhet Të Pihet Ulur Dhe Jo Në Këmbë! Zbulimi Shkencor Dhe Hadithi I Profetit Muhammed Alejhi Selam

Kohët e fundit shkenca ka njoftuar opinionin publik rreth një zbulimi të veçantë e cila është mënyra sesi duhet të pihet uji. Njerëzit me të drejtë do pyesin se çfarë ndryshimi ka ta pish ujin në këmbë dhe ulur. Pozita e lukthit tek njerëzit ndryshon gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nuk është e njëjtë pozita që merr lukthi teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur. Nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në lukth përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.Në të kundërtën, nëse pini ujë derisa jeni në këmbë, ai shpejt do të kalojë nëpërmjet zorrës së trashë, andaj trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët Kjo mund të shkaktojë shumë probleme: ngërçe, artrit, dëmtim të veshkave. Përveç kësaj, ujin duhet pirë ngadalë, gllënjkë pas gllënjke.Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh.

Profeti jonë i dashur Muhammedi alejhi selam ka thënë disa këshilla rreth mënyrës sesi duhet të pijmë ujë:

1) Filloni pirjen e ujit me “Bismilah” me emër të Zotit.

2) Pini ujë me dorë të djathtë.

3) Pini ujë duke qenë ulur.

5) Pini ujë me 3 gllënka .

5) Pas përfunduar duke thënë: “Elhamdulilah”. Falenderimet i takojnë Zotit të Botrave.

Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: “Prandaj këshilloji (njerëzit, o Muhammed), se ti je vetëm këshillues dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!” (El-Gâshije: 21-22).

%d bloggers like this: