Monday, August 20, 2018
Home > Kur’an > Ajeti që e bëri Omerin të qaj dhe e mbylli atë një muaj në shtëpi ?!!!

Ajeti që e bëri Omerin të qaj dhe e mbylli atë një muaj në shtëpi ?!!!

Ibën Kethiri, rahimehullah, në tefsirin e ajetit Kur’anorë;

{ إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ ~ مَا لَهُ مِنْ دَافِعٍ}

” Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë.

Atë nuk ka kush që mund ta largojë.”

( Et Turë; 7 – 8 ).

Thotë Ibën Kethiri;

Një natë Omeri radijAllahu anhu doli të shëtitej në Medine, i hipur mbi gomarin e tij, dhe pas pak ndëgjoi një njeri duke lexuar suren et Turë.

Omeri e ndaloi gomarin e tij dhe e ndëgjonte lexuesin e Kur’anit, posa arriti lexuesi tek dy ajetet e lartëpërmendur, Omeri zbriti nga Gomari, u mbajt për të dhe tha;

” Ky është betim dhe lajm i vërtetë nga Zoti i Qabes, filloi të qante.

Pas pak, i hypi gomarit të tij dhe shkoi në shtëpinë e tij.

Nga ai çast Omeri u sëmurë dhe qëndroi në atë gjendje për një muaj, njerëzit vinin ta vizitonin duke mos e ditur askush shkakun e sëmundjes së tij.”

Burimi;

Tefsiri i Ibën Kethirit.

%d bloggers like this: