Thursday, December 13, 2018
Home > Këshilla Islame > ADEMI ALEJHI SELAM NJERIU I PARË , BABAI NJERËZIMIT!

ADEMI ALEJHI SELAM NJERIU I PARË , BABAI NJERËZIMIT!

Allahu ishte (pa fillim) dhe para Tij nuk ekzistonte asgjë dhe në pafundësi Ai vepron
gjithçka që dëshiron.

Asnjë moment dhe asnjë kohë, nuk është e zbrazur nga veprimet
dhe fjalët që jepen dhe dalin nga vullneti dhe dëshira e Tij, ashtu siç e kërkon urtësia e
Allahut, të cilit i atribohet kjo cilësi (Urtësia) në cdo gjë që paracakton dhe gjykon. Kjo
(Urtësi) është e dukshme edhe në dispozitat që ka ligjëruar për robërit e Tij.

Në momentin kur Urtësia e Tij e plotë, Dija gjithëpërfshirëse dhe Mëshira e gjerë e kërkoi
(një krijim të ri), Ai krijoi Ademin babain e njerëzimit. Një krijesë të cilën Allahu e ka
nderuar në mesin e shumë krijesave të tjera. Ai (Allahu), i njoftoi Engjëjt duke u thënë:
“Unë do të krijoj një mëkembës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) ne toke” [El Bekare 30].

Qe do të trashëgojë krijesat që qenë më parë, krijesa të cilat nuk i di askush veç Allahut.
Ata (Engjëjt) i thanë: “A do te vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhe
gjak ne të.” [El Bekare 30]. Këto fjalë (Engjëjt) i thanë në shenjë madhërimi dhe nderimi
ndaj Allahut, për të kuptuar se mos do të krijohet një krijesë e cila u ngjan në sjellje disa
krijesave te mehershme.

Ose mundet që Allahu tu ketë treguar për krijimin e Ademit dhe
veprimet që kane per të bërë pasardhësit e tij.[l]
Por Ai (Allahu) u tha Engjëjve: “Une di atë që ju nuk e dini” [El Bekare 30].
Dija e Tij është gjithëpërfshirese, madje për të gjitha ato dobi të panumërta që rezultojnë
në krijimin e kësaj krijese (njeriut).

Ai i njoftoi per dijen e Tij të plote dhe se u kërkohet
të njohin atributet e Tij, dijen e gjerë dhe urtësine e cila aludon në faktin se Ai nuk krijon
kotësi dhe nuk krijon asgje pa urtesi.

Më pas u tregoi në mënyrë të detajuar: Se atë (Ademin) e krijoi me Dorën e Tij për ta
vlerësuar mbi çdo krijesë tjetër. Ai mori një grusht nga të gjitha shtresat e tokës, pjesës
së butë dhe të frote, të mirës dhe të keqes ku edhe pasardhësit do të ridhnin në këto
(tabiate) natyra.

Fillimisht (Ademi) ishte dhe’, pastaj mbi të hodhi ujë që e shndërroi në baltë. Kur afati i qëndrimit të ujit mbi baltë zgjati, balta ndryshoi dhe u kthye në një baltë të zezë pa formë.

Më pas (balta e zezë) u tha pasiqë ia kishte dhënë formën dhe u bë si baltë e
pjekur e cila tingëllon. Në këto etapa ai (Ademi) ishte trup pa shpirt dhe kur u plotësua
krijimi i trupit, Ai i fryu shpirtin dhe ky trup që ishte i ngurtë, u bë krijesë e gjallë, me
eshtra, me mish, nerva, damarë dhe me shpirtë. Kjo është zanafilla e njeriut, të cilin
Allahu e pajisi me çdo njohuri dhe mirësi.

Më tej, ia plotësoi mirësinë (Ademit) duke i mësuar emrat e të gjitha sendeve dhe siç
dihet, njohuritë e plota jane tregues per persosmeri dhe morale të plota.
Por, Allahu deshi qe Engjëjt ta shihnin persosmerine e kësaj krijese dhe emrat e atyre
sendeve ua prezantoi engjëjve duke u thënë: “Me tregoni emrat e tyre, nese ajo që thoni
eshte e vërtetë!” [El Bekare 31].

Në përmbajtjen e fjaleve tuaja të para që nenkuptonin se mos krijimi i këtij njeriu është
me parësorë, në fakt erdhi per shkak të asaj që iu duk atyre (engjëjve) në ato momente.
E megjithate, engjëjt e paten të pamundur njohjen e emrave të ketyre sendeve dhe
thanë: “Qofsh i lavdëruar! – thanë ata – Ne dime vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të
vërtete, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” [El Bekare 32].

Allahu i Lartësuar tha: “O Adem, – tha Ai – ua trego atyre emrat e gjërave!” Kur ai ua
tregoi emrat e tyre…” [El Bekare 33].

Engjëjt e dëshmuan përsosmërinë dhe njohuritë e kësaj krijese dhe gjëra të tjera që nuk i
prisnin. Panë dhe mësuan në formë të detajuar, urtësinë e plotë të Allahut dhe e nderuan
Ademin në skajet më të larta.

Allahu deshi ta shfaqte nderimin dhe respektin që Engjëjt i
bënë Ademit si në aparencë ashtu dhe në brendësitë e tyre dhe u tha: “Përuluni në
sexhde para Ademit” [El Bekare 34]. Përuluni në shenjë respekti dhe nderimi si dhe në
shenjë adhurimi bindje dashurie dhe nënshrimi ndaj Zotit tuaj.

Ata të gjithë nxituan dhe u përulën në sexhde. Iblisi që ishte mes tyre dhe që i ishte
dhënë urdhëri për t’u përulur bashkë me engjëjt, edhe pse nuk ishte prej llojit të tyre
(engjëjve) por ishte prej xhindëve i krijuar nga zjarri pa tym, e mbante fshehur mohimin
ndaj Allahut dhe smirën që kishte për këtë njeri të

cilit Allahu i kishte dhënë këto mirësi. Mendjemadhësia dhe mohimi e shtynë (iblisin) që të mos përulej para Ademit, duke e mohuar Allahun në njërën anë dhe duke treguar mendjemadhësi në anën tjetër.[2]
Ai nuk u mjaftua me mos pranimin e urdhërit, por shfaqi edhe kundërshtinë ndaj Zotit
duke e shfaqur të mangët urtësinë e Tij e duke thënë: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më
krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.” [A’rafë 12].

Allahu i tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam
krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
[Sad 75].

Ky mohim, kjo mendjemadhësi, ky refuzim dhe kjo armiqësi e madhe, qenë arsyeja që ai
(iblisi) të ishte i përzënë dhe i mallkuar.

Allahu i Lartësuar i tha: “Atëhere, zbrit prej andej (Xhenetit)! Ti nuk ke të drejtë që të
krenohesh në të! Shporru, me të vërtetë, ti je prej të poshtëruarve”. [Arafë 13].
I poshtri, nuk iu nënshtrua Zotit dhe as që u pendua tek Ai, por u kthye me arrogancë
dhe u tregua kokëfortë në armiqësinë ndaj Ademit dhe pasardhësve të tij.

Ai e vuri veten në dispozicion të plotë – sidomos kur pa se ishte vulosur mjerimi i përhershëm i tij- që ti
ftojë pasardhësit e Ademit, me fjalë, me vepra dhe me ushtrinë e tij, derisa të bëhen palë
me të, për të cilën është përgatitur vendi i zjarrit.

Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im, më jep afat deri në diten kur do të ringjallen ata!” [Sad 79]. Me
qëllim që të ishte më i angazhuar dhe armiqësisë ndaj Ademit dhe pasardhesve të tij ti
jape maksimumin që i takon.

Meqenëse urtësia e Zotit ishte që njeriu të ketë përbërje dhe natyra të ndryshme, pra
morale të mira dhe te këqia, duhej patjetër te dalloheshin dhe te infiltroheshin (keto
morale) me anë te paracaktimit te shkaqeve, siç ështe edhe sprovimi. E siç dihet sprovimi
më i madh do të ishte mundesia që i jepet këtij armiku për ti ftuar (njerezit) në cdo të
keqe.

Allahu i Lartësuar iu pergjigj duke i thëne: Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për here të pare)”. [Sad 80-81].

Ai i tha Zotit duke e shprehur kundërshtinë ndaj Tij dhe armiqësinë ndaj Ademit dhe
pasardhësve të tij: “Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në
rrugën Tënde të drejtë e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta
dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”
[A’rafë 16-17].

Ai i shprehu këto fjalë nga hamendja e tij, sepse e dinte në çfarë natyre ishte krijuar
njeriu: “Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç
një grupi besimtarësh të vërtetë..” [Sebe 20].

Allahu ia mundësoi iblisit atë që kërkonte tek Ademi dhe pasardhësit e tij dhe i tha:
“(Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim –
një shpërblim i plotë. Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër
tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe
jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.” [Isra 63-64].

Që do të thotë: Nëse ia arrin, atëherë bëji të devijojnë në edukimin e fëmijëve të tyre në
edukim të dëmshëm. Ndërsa pasuritë, bëji ti shpenzojnë dhe ti fitojnë në mënyra të
dëmshme.

Gjithashtu bëj pjesë mes tyre kur hanë pinë apo martohen dhe nuk e
përmendin emrin e Allahut në këto pasuri dhe fëimjë që kanë. “Dhe Jepu premtime”, pra
urdhëroi që të përgënjeshtrojnë ringjalljen dhe gjykimin dhe të mos avancojë për të mira.
Bëji që të kenë frikë nga të dashurit (ndjekësit) e tu dhe frikësoi atëherë kur duhet të
japin në dobi dhe nxiti për (vepra) të irrituara dhe kopraci. Ky ishte vendimi i Allahut, për
shkak të shumë urtësive (që vijnë më pas).

Ndërsa ti, o armik i hapur! Nuk do të jesh gjithmonë i mundshëm në devijimin e tyre. I
keqi, ka për ta shfaqur të keqen e tij dhe do të njihet. Ndërsa Allahu nuk e përfillë e as që
meret me të.

Ndërsa njerëzit e zgjedhur të pasardhësve, Profetët dhe ndjekësit e gjurmëve të tyre, të
sinqertët, të pastërtit, gjeneratat e njerëzve të dashur tek Zoti dhe besimtarët: Për të
gjithë këta, Allahu nuk e lejon këtë armik që tu kundërvihet. Përkundrazi, atyre u ngriti
një fortifikatë të pa përshkueshme, e ajo është mbrojtja dhe ndihma e Tij.

Ai i furnzoi me armë të cilave nuk mund tu beje ballë armiku, besimin e plotë në Allahun dhe forcën e
mbështetjes tek Ai. “Sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që
besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre.” [Nahl 99].
Për më tepër, Ai i ndihmoi (besimtarët) që t’i bëjnë ballë këtij armiku nëpërmjet disa
mënyrave:

– Solli tek ata librat e Tij, që përmbajnë njohuri të dobishme, këshillat ndikuese nxitje për
vepra të mira dhe qortime nga veprat e këqia.

– Dërgoi në mesin e tyre Pejgamberë, përgëzues për ata që besojnë dhe i binden Allahut
me shpërblime të shpejta. Qortues ndaj atyre që mohojnë, përgënjështrojnë dhe u
kthejnë kurrizin (argumenteve), me dënime të shpejta dhe të ndryshme. Atyre që ndjekin
udhëzimin përmes librave që solli dhe Pejgamberëve që dërgoi, u siguroi se nuk kanë për
të humbur në kete botë dhe nuk do të mjerohen ne boten tjetër. Të tiliet nuk do të kenë
frikë dhe as që do të pikëllohen.

– Në librat që u solli dhe nepërmjet fjaleve të Pejgamberëve, i udhëzoi drejt gjerave
nëpermjet te cilave mund të mbrohen nga ky armik i qarte. Ai (Allahu) ua sqaroi gjërat
tek të cilat fton ky djall dhe menyrat që ai përdor për ta gjuajtur ketë krijesë.
– jo vetëm që ua sqaroi, por për më tepër u tregoi edhe rrugën me të cilën shpëtojnë nga
e keqja dhe sprovat e tij. Më shumë se kaq, i ndihmoi me ndihmë te paracaktuar Hyjnore
që ishte jashtë mundesisë së tyre.

Në momentin kur dhanë gjithçka dhe kërkuan ndihmën
e të Adhuruarit (Allahut), Ai ua lehtësoi të gjitha rrugët që shpien drejt qëllimit.
Allahu i Lartësuar e plotësoi edhe më tej miresinë ndaj Ademin duke krijuar per të
bashkëshorten, Hauanë, që do të ishte prej llojit të tij dhe ne formën e tij. E gjithë kjo, që
te gjente prehje (tek ajo), të plotësoheshin qellimet e ndryshme te martesës dhe
afrimitetit dhe pas tyre të vinin edhe pasardhësit.

Ai (Allahu) i tha Ademit dhe bashkshortes së tij: Vertet shejtani është armiku juaj,
prandaj kini shumë kujdes prej tij, që të mos u nxjerrë nga xheneti ku u vendosi Allahu
(të qëndroni). Ai u lejoi qe të ushqeheni me gjithçka dhe të shijoni të gjitha kënaqësitë e
tij me përjashtim të nje peme te caktuar qe gjendet ne xhenet te cilën ua ndaloi dhe u
tha: ” Por mos iu afroni kesaj peme, se beheni keqbëres!” [Arafë 19].

Allahu i Lartësuar duke i treguar Ademit se si mund ti gëzojë kënaqësitë e xhenetit i
thote: Këtu nuk do te mbetesh kurre as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as
etje, as vape.” [Taha 119].

Ata të dy qëndruan në xhenet aq sa deshi Allahu, ashtu siç ua përmendi (ne ajetin e
mësipërm), ndërsa armiku (iblisi) i përgjonte, u rrinte në pritë dhe priste rastin e
volitshëm.

Kur e pa gëzimin e Ademit në këtë xhenet dhe dëshirën e tij të zjarrtë që të
qëndronte gjithmonë aty, iu afrua në një mënyrë tinzare, në formën e një shoku
këshillues dhe i tha: O Adem! A të tregoj për një pemë, që nëse ushqehesh prej saj do të
jetosh përjetë në këtë xhenet dhe mbretërimi yt nuk do të zhduket asnjëherë.
Ai (iblisi) i vazhdoi cytjet e tij, ua zbukuronte këtë vepër dhe u jepte premtime.

Madje u jepte këshilla të hapura që në fakt ishin mashrimi më i madh, derisa i mashtroi dhe filluan
të hanin nga kjo pemë që Allahu ua kishte ndaluar dhe i kishte privuar prej saj.

Kur hëngrën prej saj, pjesët e turpshme te trupit filluan tu shfaqeshin, pasiqë ishin të
mbuluara dhe nxituan t’i mbulonin trupat e tyre me gjethet e xhenetit. Pra i ngjisnin ne
trupat e tyre të zhveshur, që të ishin në vend të rrobave që u ranë para syve dhe në
moment u shfaq denimi i mosbindje së tyre .

“Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli eshte vërtet armiku juaj i hapët?” [A’rafë 22].Allahu i Lartësuar, në zemrat e atyre dyve hodhi pendimin e plotë dhe kthimin e sinqertë tek Ai: “Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia
pranoi pendimin.” [El bekare 37].

“Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nese Ti nuk na fal dhe
nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. [A’rafë 23].

Allahu ua pranoi pendimin, ua fali mëkatin që bënë, por çështja per të cilen i këshilloi që
kenë kujdes (pema e ndaluar) dhe që aludonte në daljen prej atij xheneti, ishte vendosur
dhe kishte marë fund. Kështu u larguan prej aty për në toke, aty ku ishte përzier e mira
me të keqen, gezimi me pikëllimin dhe lodhjen.

Allahu u tregoi se ka për ti sprovuar patjetër ata dhe pasardhësit e tyre. Ai që beson dhe
bën vepra të mira, përfundimi (vendi) i tij do jetë më i mirë se ai ku jetuan (ishin) më
parë. Ndërsa ai që pergënjështron dhe zbrapset nga besimi, përfundimi i tij do jetë
mjerimi i përhershem dhe dënimi i përjetë.

Allahu i Lartësuar ua tërhoqi vërejtjen pasardhesve të Ademit nga ky armik duke u thëne:
“O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga
Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju
sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre qe nuk besojnë.”
[A’rafe 27].

Ate rrobë, që shejtani hoqi nga dy prinderit tanë (ne xhenet) e zëvendësoi me një rrobë
tjetër që mbulon lakuriqësine dhe arrihet bukuria e jashtme në këtë botë dhe një rrobë
tjetër me të vlefshme, ate të devotshmërisë. Ajo është rroba e zemrës dhe e shpirtit,
besimit, siqeritetit, pendimit dhe zbukurimit me çdo moral të mirë dhe distancimit nga çdo
moral i keq dhe i ulët.

Më pas, nga Ademi dhe bashkëshortja e tij, Allahu krijoi shume meshkuj e femra, i
shperndau nëper tokë dhe i la të trashëgojnë njëri-tjetrin dhe tii shohë se si kanë për te
vepruar.

“Historite e Profetëve” shejh Abdurrahman es Seadi (Allahu e mëshirofte!).
Përktheu: Fatjon Isufi.

[1] Hafidh ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë) thotë: Ai u tregoi për të vënë në dukje krijimin
e Ademit dhe pasardhësve të tij, ashtu siç ndodh kur jetet njoftim për një cështje të
madhe para se ajo të ndodhë. Enjëjt pyetën si për të zbuluar dhe për të ditur urtësinë e
këtij krijimi dhe jo për ta refuzuar apo për ta quajtur të mangët njeriun, apo në shenjë
smire, sic mund ta mendojnë disa injorantë që mundohen të komentojnë Kur’anin.” [El
Bidaje uen Nihaje 1/70-71].

[2] Allahu i Lartësuar tha: “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata
u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet.”

[Kehf 50]. Hafidh ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë thotë: “Dmth u zbraps nga bindja dhe
zbatimi i urdhërit të Allahut qëllimisht nga inati dhe mendjemadhësia. Nuk kishte si të
ndodhte ndryshe, sepse lloji i tij i ndyrë e tradhëtoi në momnetet kur kishte më shumë
nevojë për të, sepse ai është i krijuar nga zjarri.

Sic e kemi sqaruar edhe më parë, ne sahihun e Muslimit nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Engjëjt u krijuan nga drita, ndërsa xhindët u krijuan nga zjarri dhe Ademi u krijua nga ajo që u është cilësuar (dheu).” [El Bidaje uen Nihaje 1/72-73].

%d bloggers like this: