Friday, June 22, 2018
Home > Këshilla Islame > A lejohet ta varrosim të vdekurin me gjithë tabut në varr?

A lejohet ta varrosim të vdekurin me gjithë tabut në varr?

Pyetje: a lejohet ta varrosim të vdekurin me gjithë tabut në varr?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe

ithtarët e tij. Nuk lejohet varrimi i të vdekurit me gjithë tabut sepse një gjë e tillë nuk përkon me

praktikën e të Dërguarit dhe gjeneratave të para të myslimaneve. Shumë dijetarë

konsiderojne se një veprim i tillë është bidat. Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm për

Fetfa 2/312 shënohet:”Nuk është e njohur varrosja e të vdekurit me tabut në kohën e të Dërguarit e as në

kohën e shokëve të tij. Për myslimanët, e mira është që të ecin në rrugën e tyre. Për

këtë, është e urryer varrosja e të vdekurit me tabut pa marrë parasysh a është toka e

fortë, e butë apo e lagësht.

Në rast se i vdekuri lë testament që të varroset së bashku me tabut atëherë testamenti i tij nuk zbatohet. Dijetaret e medhehbit shafij kane lejuar një gjë të tilie vetëm nëse toka është e bute apo e lagesht, përndryshe testament i tij nuk

lejohet të zbatohet.”

Burimi: albislam.com

%d bloggers like this: