Tuesday, December 11, 2018
Home > Shëndetësi > A funksionojnë vërtet barnat kundër depresionit?

A funksionojnë vërtet barnat kundër depresionit?

Shumë studime kanë treguar se ilaçet antidepresive janë të efektshme. Por, analizat e të dhënave eksperimentale të Administratës së Ushqimeve dhe Barnave, që përfshinin edhe studimet e pabotuara, treguan se afërsisht gjysma e eksperimenteve me këto ilaçe kishin dështuar. Kur u analizuan të gjitha të dhënat e studimeve së bashku, u vu re se antidepresivët nuk kishin treguar asnjë avantazh të rëndësishëm klinik në krahasim me ilaçet placebo.

Ky zbulim tregon se efekti placebo shpjegon dukshëm efektivitetin klinik të antidepresivëve. Me fjalë të tjera, përmirësimet në gjendjen e humorit mund të jenë rezultat i besimit që kanë pacientët në fuqinë e ilaçit, dhe jo të efektit të tij.

Akoma dhe më keq, dokumentet treguan se Administrata e Ushqimeve dhe Barnave e dinte se paksil dhe prozak nuk funksiononin më mirë se placebot, e megjithatë morën vendimin për të mbrojtur kompanitë farmaceutike, duke e mbajtur të fshehtë këtë informacion për publikun dhe mjekët.

Industria farmaceutike konsiderohet si një nga industritë me të ardhura më të mëdha dhe më të fuqishme politikisht në SHBA, kurse sëmundjet mendore konsiderohen si mjaft fitimprurëse, sepse ato janë kronike, të shpeshta, trajtohen me ilaçe të ndryshme dhe jepen me recetë te më shumë se 8 për qind e popullsisë. Vetëm sepse ilaçet kundër depresionit nuk funksionojnë më shumë se placebot, kjo nuk do të thotë se nuk funksionojnë fare.

Antidepresivët lehtësojnë në përgjithësi gjendjen e atyre që vuajnë nga depresioni. Edhe pse efekti i placebos nuk është real dhe i fuqishëm, ata duket se ia kalojnë pilulave të sheqerit në reduktimin e simptomave tek ata që vuajnë nga depresioni i rëndë.

Edhe pse 10 për qind e pacientëve patën përmirësime, kjo statistikë do të thotë se rreth 90 për qind e pacientëve të tjerë, mund të kenë marrë mjekim jo kaq të efektshëm. Nëse mjekët janë të gatshëm që t’u japin pacientëve ilaçe të ngjashme me placebon, disa mendojnë se do të ishte më mirë që t’i gënjenin ata dhe t’u jepnin pilula sheqeri.

Për shembull, antidepresivët shkaktojnë mosfunksionim seksual te më shumë se tre të katërtat e përdoruesve, shtim në peshë, pagjumësi dhe rreth 1 në 5 vetë krijojnë varësi prej tyre dhe e kanë të vështirë t’i lënë. Studimet kanë treguar se pacientët kanë më shumë gjasa që të bien sërish në depresion pas një trajtimi me antidepresivë, sesa me mënyra të tjera, përfshirë edhe pilulat placebo.

%d bloggers like this: