Monday, October 22, 2018
Home > Këshilla Islame > A e dini se sa është madhësia e Melekve që e mbajnë Arshin?

A e dini se sa është madhësia e Melekve që e mbajnë Arshin?

Arshin që e mbajnë Melekët

“Ata (engjëj), që e mbajnë Fronin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij. Ata lypin falje për besimtarët, duke thënë: “O Zoti ynë, Ti përfshin çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë Tënde, prandaj fali ata që janë penduar e që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të Zjarrit flakërues!” (Gafir, 7)

“Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd.” (Haka, 17)

Ebu Davudi trans­meton prej Xhabir ibën Abdullahut r.a. se Pej­gam­beri sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kishte thënë:

“Më është lejuar që të flas për një melek të Allahut që e bart Arshin, se largësia e pjesës së butë të veshit të tij dhe supit të tij është shtatëqind vjet.”8

Këtë e transmeton edhe ibën ebi Asimi në versionin e të cilit thuhet: “…largësia të cilën shpendi duhet ta fluturojë për shtatëqind vjet.”

%d bloggers like this: