Wednesday, November 14, 2018
Home > Kur’an > 3 llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin

3 llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin

 

Me tri llojet e teuhidit Allahu e ka filluar dhe mbyllur Kuranin

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Kjo sure -surja El-Fatiha- përfshin dijet më madhore.

Së pari: Në të gjenden të tri llojet e teuhidit: Teuhidi er-rububijeh, teuhidi el-Uluhijeh dhe teuhidi el-Esmau ues-Sifat.

-Teuhidi er-Rububijeh gjendet te ajeti: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit”, ngase këto janë cilësitë e Zotit të Lartmadhëruar.

-Teuhidi el-Uluhijeh gjendet te fjala Allahut: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë!” deri në fund të tij.

-Teuhidi el-esamu ues-Sifat gjendet te fjala e Allahut: “Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Këto janë emra prej emrave të Allahut.

Me këto tri llojet e teuhidit Allahu Lartmadhëruar e ka filluar dhe e ka mbyllur Kuranin. Siç është në suren “En-Nas”: ‘Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve.”

“te Zoti i njerëzve” është teuhidi er-Rububijeh (veçimi i Allahut në krijim, furnizim, sundim etj).

“i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve” është teuhidi el-Uluhijeh (veçimi i Allahut në adhruim).

“Sundimtari i njerëzve” është teuhidi El-Esamu ues-Sifat (emrave dhe atributeve).

Durusu et-Tefsir fil-mesxhidil-haram
Vëll. 1

Unejs Sheme

%d bloggers like this: