Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > 20 keshilla per nje martese te lumtur

20 keshilla per nje martese te lumtur

1.I thoni njëri-tjetrit se e doni.
2.Asnjëherë mos u hidhëroni në të njëjtën kohë.
3.Nëse e keni patjetër të kritikoni, bëjeni atë me dashuri.
4.Asnjëherë mos i përmendni gabimet e vjetra.
5.Asnjëherë mos shkoni të fleni pa zgjidhur problemin.

6.Më mirë të leni krejt dynjallëkun se sa njëri-tjetrin.
7.Falni namaz (vullnetar) së bashku të paktën një herë në ditë.
8.Dijeni se pas çdo bashkëshorti të suksesshëm qëndron partneri i tij i stërlodhur.
9.Dijeni se për grindje duhen dy vetë.

10.Kur të gaboni, pranojeni gabimin.
11.Së paku njëherë në ditë i thoni partnerit diçka të mirë apo i bëni ndonjë kompliment.
12.Mos shkoni në krevat më vonë se dhjetë minuta pas partnerit tuaj.
13.Dëgjojeni kur partneri juaj flet.

14.Mbajeni mend se shoku juaj bashkëshortor është më i rëndësishëm se televizori, lojrat, videot etj.
15.Vini re kostumin e ri apo frizurën e re të partnerit tuaj.
16.Mbani mend përvjetoret.

17.Falënderoni partnerin tuaj për dhuratat që ua bën apo për mundin që jep për ju.
18.Kush çohet i fundit, rregullon krevatin.
19.Vini re kur shoku juaj bashkëshortor është i lodhur dhe bëni diçka në lidhje me këtë gjë.

20.Asnjëherë mos e dorëzoni partnerin tuaj, as mos e kritikoni publikisht.
Marrë nga libri “Fshehtësia e një martese të lumtur”

%d bloggers like this: